31.7 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Rruga që lidhë fshatrat e Prizrenit me Mamushën, sfidë për banorët

Vetëm disa metra rrugë që lidhin disa fshatra të Prizrenit me Komunën e Mamushës sfidojnë banorët e dy anëve për një komunikim më të afërt. Komuna e Prizrenit thotë se kjo rrugë ka probleme pronësore, ndërsa sipas tyre në momentin që banorët i ofrojnë pëlqimet, rruga mund të rregullohet në një afat shumë të shkurtër.

Në gjendje shumë të keqe janë 300 – 400 metra rrugë që lidhin fshatrat e Prizrenit me komunën e Mamushës, por që banorët thonë se e shfrytëzojnë shumë, sidomos fermerët që nxjerrin në treg prodhimet e tyre.

” Na mundëson neve, na lehtëson punën, më së paku gjysmë ore më herët shkojmë në Prizren. Në treg unë shkoj më shumë këtej se nga Pirana se më vjen më shkurt këtu.

Edhe banorët e Velezhës dhe të fshatrave të tjera të Prizrenit e shfrytëzojnë këtë rrugë në drejtim të Gjakovës, pasi thonë se ua shkurton rrugën deri në 15 minuta.

“Tre katër herë në javë veç me biçikletë edhe me makinë shpesh shkoj kur shkoj për gjakovë, asaj rruge i bie, nga Smaqi trup, por ajo ka nevojë për ndërtim sepse është deformuar edhe ura, edhe nuk është shumë, me qenë që është ndonjë punë e madhe, por sa ka aty, nuk i ka as 200 metra, tha Gjon Lleshi, banor i Shpenadisë.

Por, drejtori i shërbimeve publike në Prizren, Çelë Lamaj thekson se kjo rrugë ka probleme pronësore.

“Për komunën e Prizrenit, në këtë rast edhe për Drejtorinë e Shërbimeve Publike nuk është asnjë problem financiar që ne ta bëjmë edhe asfaltimin e asaj rruge. Në momentin që ata banorë, apo ai komunitet atje, na i sjell pëlqimet që një pjesë të pronës së tyre e lirojnë për rrugë, ne jemi në gjendje që në një afat sa më të shkurtët kohor, ta bëjmë asfaltimin e asaj rruge”, tha Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike

Momentalisht sipas ekipeve të drejtorisë së shërbimeve publike, gjerësia e kësaj rruge diku është dy e diku tri metra, por ajo duhet të ndërtohet me dy kalime, ndërsa gjerësia duhet të jetë të paktën pesë metra, duke theksuar se mbetet në pajtimin e pronarëve të tokave përreth./rtk/

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Të shtënat me armë në aheng familjar, paraburgim për tre të dyshuarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan lidhur me rastin...

Malishevë: Rritet subvencioni për fermerët e qumështit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur sot se fermerët do të përfitojnë mbështetje më të madhe financiare për prodhimin...

Lajmet e Fundit