13.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në vepra penale të korrupsionit dhe mashtrimit në procedurat e prokurimit publik.

I dyshuari është D. N., ndaj të cilit janë zhvilluar hetime të hollësishme nga Sektori për Hetime Financiare. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 15 shtator 2025, janë kryer kontrolle të autorizuara në disa lokacione, ku janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dëshmi të tjera që lidhen me veprimtarinë e dyshuar kriminale.

Gjatë këtij operacioni, në një nga lokacionet e kontrolluara është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është hapur një rast i ndarë dhe janë përfshirë njësitë përkatëse të Policisë për trajtim të mëtejshëm.

I dyshuari është marrë në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë, derisa të ndriçohet plotësisht ky rast.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

Vdekja e punëtorit në Prizren, Inspektorati i Punës: Subjektit biznesor ia ndaluam punimet, por nuk respektuan vendimin

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Për këtë ka...

Lajmet e Fundit