Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndë sishme për kualifikueset e Botërorit dhe përballë do të ketë Serbinë, skuadër kjo që duhet mundur patjetër, për të marrë vendin e dytë në grup.
Motivimi te kuqezinjtë nuk mungon, për vetë historinë mes dy skuadrave, për atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë dhe për atë që është më e rëndësishmja, për objektivin që ka Shqipëria.
Ndeshja ndaj Serbisë, do të luhet në Leskovc, vetëm pak kilometra larg Kosovës, teksa në stadium nuk pritet që të ketë më shumë se 5 mijë tifozë për shkak të dënimit që FIFA i ka dhënë federatës serbe të futbollit.
Skuadra është në gjendje optimale dhe të gjithë futbollistët që kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë, janë të gatshëm për ndeshjen e sotme. Skuadra ka zhvilluar ditën e djeshme stërvitjen e fundit, aty ku trajneri Silvinjo ka pasur mundësinë që të provojë edhe idetë e tij të fundit, si edhe të ndajë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë sot në orën 20:45.
Shqipëria ka luajtur në Serbi 11 vite më parë, ku ndeshja në Beograd u mbyll pak minuta para fundit të pjesës së parë. Në qiellin e Beogradit, u shfaq flamuri i Shqipërisë Etnike, duke bërë që tifozët të hyjnë në fushë dhe të ndërpresin përfundimisht takimin. KASi vendoste asokohe që t’i jepte fitoren në tavolinë kuqezinjve me rezultatin 0-3, duke e ndihmuar jo pak në kualifikimin në Evropian.
Marketing
Kliko edhe:
https://www.facebook.com/share/p/1CctHQWKHQ/
Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren