10.5 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Aksione të Policisë në Prizren e qytete tjera – arrestohen 52 persona për prostitucion

Policia e Kosovës ka zhvilluar një sërë aksionesh në disa qytete të vendit, përfshirë Prizrenin, që kanë rezultuar me arrestimin e 52 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të prostitucionit, raporton PrizrenPress.

Në njoftim e policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz (DHTNj) gjatë periudhës kohore gusht – tetor 2025 ka realizuar disa plane operative që kanë zbuluar raste të tilla në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Pejë.

“Pas trajtimit të informacioneve dhe veprimeve hetimore dhe operative, DHTNj ka zhvilluar pesë plane operative në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit dhe Pejës, me ç’rast janë arrestuar 52 persona (femra dhe meshkuj), në mesin e tyre shtetasë kosovarë dhe shtetasë të huaj, të dyshuar për kundërvajtjen ‘Marrje me Prostitucion’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga këto aksione, janë iniciuar gjithsej 26 raste, të cilat janë referuar tek gjykatat kompetente për trajtim ligjor. Ndaj të dyshuarve është shqiptuar dënim me gjobë, ndërsa për shtetasit e huaj është vendosur edhe masa e dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesë hyrjeje për tre vite.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të parandalojë, hetojë, por edhe të trajtojë të gjitha rastet që bien ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi i policisë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e...

Zhdukja e burrit në Malishevë, nis operacioni i kërkimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Ramadan Sopajn, i cili ishte zhdukur që nga...

Lajmet e Fundit