8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka

Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se 1 milion vota që nga viti 1969.

Fitorja e tij edhe njëherë tregon se mobilizimi qytetar mund të triumfojë kundër, parasë, mediave, oligarkëve dhe atyre që e kontrollojnë sistemin.

Fitorja e tij është e madhe pasi që këtë e bëri këtë pavarësisht kundërfushatave të pamëshirshme raciste, islamofobe, shpifëse, dhe shumave të mëdha të shpenzuara nga miliarderët.

Oligarkët, mediat dhe establishmenti i partive shpenzuan shumë para që ta ndalnin fitoren, por gjeneratat e reja të njujorkezëve vendosën fitoren. Këta janë gjeneratë e amerikanëve të politizuar nga kriza financiare dhe nga gjenocidi në Gaza.

Mandani ishte I vetmi kandidat që ju drejtua këtij grupi, dhe i vetmi kandidatë që pati guximin të quaj “luftën ne Gaza” ashtu si është pra gjenocid. Zemërimi i të rinjve ndaj gjenocidit luajti një rol kyç në sigurimin e nominimit të tij nga Demokratët dhe në fitoren. Guximi i tij elektrizoi masat të cilat nuk I shohin interesat e tyre në lajmet e mediave dhe agjendën e politikanëve të mbështetur nga miliarderët.

Gjersa antifushata ishte e fokusuar në frikë dhe urrejtje, në racizëm dhe thellimin e ndarjeve ndërmjet njerëzve, fushata e Mandanit ishte bashkuese, përqafuese dhe unifikuese për amerikanët. Ai iu drejtua hebrenjëve, krishterëve, myslimanëve, hispanikëve por edhe personave transgjinorë dhe homoseksual, sepse e majta demokratike është kundërhelmi kundër urrejtjes, racizmit dhe fashizmit.

Në një epokë islamofobie, e cila është e zakonshme, e pranueshme, dhe e normalizuar në shumicën e vendeve perëndimore e sidomos në Amerikë, fitorja e një kandidat myslimani socialdemokrat në Nju Jork ka rëndësi. Kjo fitore është një dritë shprese në një epokë errësire globale.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit