Sot zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët do të përballen me sllovenët në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila luhet në stadiumin “Stozhicë” të Lubjanës nga ora 20:45.
Ndeshja ka një rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret, por veçanërisht për Kosovën, që me një barazim siguron pozitën e dytë dhe pjesëmarrjen në ‘play-off’ për Botërorin.
Përzgjedhësi Franco Foda i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç portierit Arijanet Muriç, i cili mungon për shkak të kartonëve, ndërsa synimi kryesor mbetet rezultati pozitiv.
UEFA ka caktuar treshen franceze të gjyqtarëve për këtë sfidë: Clément Turpin si kryesor dhe Nicolas Danos e Benjamin Pages si anësorë.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
