Juliana Pasha është fituesja e “Kënga Magjike 2025”!
Me këngën “Ajër” ajo mori çmimin e parë të edicionit të 25-të të festivalit magjik! Rozana Radi dhe Sanny, fituesit e vitit të shkuar, dorëzuan kupën.
“Faleminderit për duartrokitjet e ngrohta, për mikpritjen. Për mua është shumë domethënëse në këtë 25-vjetor. Ju të dy e keni fituar Këngën Magjike kushdo nga ne ta fitonte. Unë dua me zemër t’i bëj një urim Annës, me shpirt, e dua fort, për të gjithë atë që ka bërë këtë vit në Këngën Magjike që i ka rikthyer një fytyrë tjetër”, tha Juliana duke falënderuar bashkëpunëtorët e saj dhe mbi të gjitha, shpirtin binjak, Altinin: “Zemra ime, unë pa ty nuk bëj dot asgjë ndaj faleminderit shumë që je gjithnjë me mua!”
Votimi i artistëve dhe publikut renditi në tre vendet e para Juliana Pashën, Albina Kelmendin dhe Mira Konçin.
Mira Konçi, e cila u rikthye pas 16 vitesh në “Këngën Magjike”, falënderoi me zemër bashkëpunëtorët dhe publikun.
“Faleminderit për çdo gjë të bukur që kam marrë çdo ditë këtu”, tha artistja.
Albina Kelmendi, e cila u ngjit në skenë për të marrë kupën për çmimin e dytë, u shpreh:
“Para publikut tim kam përgjegjësi shumë të madhe dhe nuk gjej dot fjalët e duhura. Faleminderit nga zemra! Ju jeni ata që do të më bëni që unë të jem gjithmonë Albina e vërtetë para jush. Faleminderit nga zemra që më keni mbështetur gjithmonë.”
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
