Fshehu drogën në trup, kapet një i dyshuar në pikën kufitare të Vërmicës

Një person është ndaluar mbrëmjen e 22 nëntorit 2025 në Pikën e Kontrollit Kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte fshehur substancë narkotike në trup.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar rreth orës 21:00 gjatë një kontrolli rutinor. Tek i dyshuari, me inicialet R. S., zyrtarët policorë kanë gjetur në organet gjenitale një sasi të marihuanës me peshë 10.43 gram.

Express Kredi nga BiCredit

Personi është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Përgjithshme, është vendosur që i dyshuari të mbahet në ndalim për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prizren, ndërsa institucionet përkatëse po ndërmarrin veprimet procedurale të nevojshme.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit