8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Autobusi ndalohet në Vërmicë, kapen mallra të padeklaruara

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, një autobus është ndaluar për kontrolle rutinë.

Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, automjeti u dërgua në vijën e dytë të kontrollit, ku zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare konstatuan praninë e aksesorëve dhe pajisjeve sportive, produkteve kozmetike të markave të njohura dhe produkteve për fëmijë, me vlerë totale rreth 5,100 euro, raporton PrizrenPress.

Sipas Doganës së Kosovës, vozitësi nuk ka poseduar faturë apo dokumentacion përkatës për mallrat në fjalë, prandaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

Dogana e Kosovës apelon te të gjithë udhëtarët dhe transportuesit që të respektojnë obligimet ligjore gjatë kalimit kufitar dhe të deklarojnë çdo mall që posedojnë, në mënyrë që të shmangen procedurat ndëshkuese dhe vonesat gjatë kontrollit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit