7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Prizren, anulohet repriza e “Komedia e Zezë” pas lëndimit të aktorit

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se repriza e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e planifikuar të mbahej më 22 dhjetor, është anuluar për shkak të një lëndimi të papritur të njërit prej aktorëve gjatë performancës në skenë. Aktori ka pësuar frakturë në krah, duke pamundësuar vazhdimin e shfaqjes sipas programit.

“Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të një lëndimi (frakturë në krah) të pësuar në skenë gjatë shfaqjes nga njëri prej aktorëve tanë, repriza e planifikuar për datën 22 dhjetor e shfaqjes “Komedia e Zezë” anulohet”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Nga Teatri “Bekim Fehmiu” i kanë uruar artistit shërim të shpejtë, rikuperim të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë në skenë pranë publikut.

“I tillë është teatri, një hapësirë ku aktorët dhe e gjithë ekipa japin maksimumin nga vetja, duke u përballur çdo ditë me sfida, si emocionale edhe fizike, gjithmonë për publikun tonë të dashur”, thekson teatri.

Institucioni kulturor ka falënderuar publikun për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke premtuar rikthimin së shpejti me shfaqjen e radhës./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Inspektohet kanalizimi në rrugën “Tahir Meha” në Prizren

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. kanë realizuar inspektimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Tahir Meha” në Prizren, në kuadër të intervenimeve të...

Lajmet e Fundit