Besim Bytyqi i bashkohet P.C Prizrenit

Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në skuadër, duke angazhuar basketbollistin e ri dhe premtues Besim Bytyqi.

Talent i dalluar i basketbollit kosovar, Bytyqi konsiderohet si një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e klubit prizrenas, raporton PrizrenPress.

Së fundmi, ai është shpërblyer nga Federata e Basketbollit e Kosovës me çmimin “Shpresa e Vitit 2025” në kategorinë e djemve, vlerësim që konfirmon potencialin e tij dhe progresin e vazhdueshëm në karrierë.

Bytyqi është pjesë e Përfaqësueses U18 të Kosovës, me të cilën ka marrë pjesë në FIBA U18 EuroBasket 2025 – Division B, ku ka treguar paraqitje solide dhe nivel konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Basketbollisti i ri i bashkohet Proton Cable Prizrenit si lojtar i huazuar nga KB Bashkimi, ndërsa gjatë këtij sezoni do të aktivizohet me licencë të dyfishtë, duke pasur mundësi të paraqitet për të dy klubet.

Nga klubi prizrenas kanë shprehur besimin se angazhimi i Besim Bytyqit do të sjellë energji, freski dhe cilësi shtesë në skuadër, ndërsa lojtari pritet të vazhdojë zhvillimin e tij në një ambient konkurrues dhe profesional./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit