Evidentimi i “dallavereve” me vota në procesin e rinumërimit të pjesshëm të votave për kandidatët kanë nxitur reagime të shumta.
Ndryshimi i votave për shumë kandidatë nga ky proces ka bërë që të shtohen zërat që për një rinumërim të plotë të votave të 28 dhjetorit. Ndërsa, për ata që kanë prekur votat e qytetarëve është kërkuar përgjegjësi.
Eugen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka konfirmuar dyshimet për keqpërdorime nëpër qendrat komunale të numërimit.
Derisa ka treguar ndryshimin e votave për shumë kandidat, ai ka thënë se këto janë dallime substanciale.
Sipas tij, duhet rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Këto janë dallime substanciale, sidomos meqë shfaqen në një kontekst ku rinumërimi është duke u zhvilluar për vetëm 1/3 e vendvotimeve në nivel vendi. Për më keq, vërehet që votat e këtyre kandidatëve janë ndryshuar kryesisht nga qendrat komunale prej nga vijnë këta kandidatë. Nëse ky trend do të vazhdojë proporcionalisht, volumi i dallimeve në nivel vendi bëhet edhe më domethënës, duke ndikuar potencialisht edhe renditjet e shumë prej kandidatëve. Prandaj, rinumërimi i plotë është zgjidhja e duhur – sa më parë që të jetë e mundur, para se të ndikohen afatet tjera kushtetuese”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Edhe analisti Afrim Kasolli ka thënë se procesi i numërimit të votave po e nxjerr në shesh një problematik të madhe.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se kjo po tregon se pse partitë politike nuk janë demokratike.
“Rinumërimi i disa vendvotime po e nxjerr ne drite te diellit arsyen se pse partite politike ne Kosove nuk janë demokratike. Sepse ne vend te përfaqësimit te këtij vullneti ato me metoda vullgare angazhohen si ta vjedhin ate nëpërmjet komisionereve madje edhe ndaj kolegëve të tyre te partisë”, ka shkruar ai.
Kurse, analisti politik Shkëlzen Maliqi ka kërkuar përgjegjësi për ata qenë kanë manipulua votat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet të shkarkohet të gjithë ata që kanë prekur votat e kandidatëve për deputet.
“Shkarkim e përgjegjësi për të gjithë manipuluesit e votave”, ka shkruar ai.
Përgjegjësi për ata që kanë prekur votat ka kërkuar edhe kandidati i AAK-së për deputet, Zafir Berisha.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vetëm duke i nxjerr përgjegjësit para drejtësisë mund të zhduket ky fenomen.
“Rinumërimi i votave po nxjerrën në shesh disa hajdutë të vegjël votash, pas të cilëve fshihen hajdutët me kollare, ata që nesër do të na mbajnë ligjërata morali në Kuvend. Përveçse ky proces që ju ka nxerrën punën organeve të drejtësisë, po bëhet gjithnjë e më e qartë edhe nevoja për ndryshimin e ligjit zgjedhor, një votues të ketë të drejtë të votojë një kandidat, e jo dhjetë. Përndryshe, dallaveret do të vazhdojnë, vetëm se me emra dhe forma të reja”, ka shkruar Berisha./Nacional
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
