4.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Rinumërimi shpërfaq dallimet, mijëra vota minus për disa kandidatë të PDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të rinumërohen.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/777865204588606/?s=single_unit

Deri më tani janë numëruar rreth 35% të vendvotimeve, apo 316 nga 914 vendvotime. Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.

Në përditësimet e KQZ-së janë përshkruar edhe votat të cilat kanë ndryshuar pas rinumërimit që është duke ndodhur.
Disa kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pas rinumërimeve kanë minus mijëra vota.

Kandidati Fetah Paçarizi nga kjo parti, sipas të dhënave të KQZ-së, ka 2 mijë e 609 më pak.
Edhe kandidatit tjetër të PDK-së, Nait Hasani, rinumërimi ia ka hequr 1 mijë e 191 vota deri më tani.

Ndërsa, Kujtim Gashit 882 vota minus.

Tutje, sipas përditësimeve, nga rinumërimi i vendvotimeve minus vota kanë edhe disa kandidatë të tjerë të PDK-së.

Xhavit Haliti, sipas të dhënave deri më tani, ka minus 641 vota, Luljeta Veselaj-Gutaj ka minus 739 vota, Arianit Çollaku deri më tani ka minus 816 vota, e ish-deputeti i PDK-së nga Drenasi, Fadil Demaku, ka minus 533 vota.

Vota minus, sipas KQZ-së, ka edhe ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj. Sipas të dhënave deri më tani, ka minus 687 vota.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë minus vota kanë edhe kandidatë e partive të tjera.
Të gjitha të dhënat në kohë reale mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zyliha Miloti feston 80-vjetorin e lindjes

Artistja ikonë e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 80-vjetorin e lindjes. E lindur dhe e rritur në Shkodër, Miloti i ka dhënë skenës së...

Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur...

Lajmet e Fundit