7 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Mbi 100 komisionerë të ndaluar, reagojnë nga burgjet pas raportimeve se s’ka vend: I kemi edhe 800 shtretër të lirë

 

Pas raportimeve për mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese për t’i dërguar komisionerët e arrestuar sot në Prizren, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dalë me një njoftim.

Sipas Shërbimit Korrektues, aktualisht në institucionet e tij mbahen gjithsej 1 758 të burgosur, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i institucioneve korrektuese është rreth 2 560 shtretër, duke lënë rreth 800 vende të lira.

Njoftimi thekson se pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë, dhe institucionet kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Po ashtu, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim, që mund të përfshijë përdorimin e përkohshëm të objekteve të njëra-tjetrës, sipas nevojës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete të lira rreth 800 shtretër,, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi vjen pas raportimeve se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Opozita në kërkim të alibisë për mosnjohje të zgjedhjeve

Sadri Ramabaja Kjo sjellje e opozitës ndaj votës—fillimisht brenda llojit e më pas në raport me procesin zgjedhor në tërësi—tregon se mosnjohja de facto e...

Muqolli rikthehet te Rahoveci

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Jon Muqolli është rikthyer te Rahoveci pas aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe. KH Rahoveci, të martën ka njoftuar për...

Lajmet e Fundit