Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi.
Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur KEK-un me rezultat minimal 0:1, raporton PrizrenPress.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që treguan kujdes në fazën mbrojtëse dhe krijuan pak raste konkrete. Në vazhdim, momenti vendimtar erdhi nga Dijar Nikqi, i cili realizoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar tri pikë të vlefshme bardhezinjve.

Kjo është fitorja e tretë radhazi në kampionat për Lirinë nën drejtimin e Munishit. Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës, ai ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje: ndaj Tefik Çangës (0:1), ndaj Vjosës (3:0) dhe tani kundër KEK-ut (0:1).
Me këtë sukses, Liria ngjitet në vendin e katërt të tabelës me 45 pikë, duke forcuar pozitat në garën për inkuadrim në Superligë, ndërsa KEK-u mbetet në vendin e 15-të me 18 pikë./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
