Lirohet zyrtari kryesor zgjedhor në Prizren që u arrestua për falsifikim të votave

Nysret Bytyçi, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme.

Shkalla e tretë dhe e fundit e gjykatave e ka aprovuar kërkesën e avokatit të Bytyçit për mbrojtje të ligjshmërisë.

“Gjykata Supreme në çështjen penale ndaj të pandehurit N.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka marrë vendim që të aprovojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë”, tha Supremja në një njoftim për media, raporton Paparaci.

“Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është liruar për t’u mbrojtur në liri”, tha ai.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit