Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator gjatë kryerjes së detyrave në terren.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në reagimin e bërë publik, kompania bën të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë kontrollit të zakonshëm në terren, derisa punëtorët po ushtronin detyrat e tyre në funksion të mbrojtjes së ujit të pijes dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

” Rastet e tilla nuk janë të izoluara dhe punëtorët e kompanisë janë përballur edhe më herët me sjellje të ngjashme të papranueshme nga konsumatorë të papërgjegjshëm”, thuhet në reagim.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

https://prizrenpress.com/421746-2h/

“Mbrojtja e këtij resursi jetik është përgjegjësi e përbashkët dhe do të vazhdojmë të veprojmë në përputhje me ligjin për të garantuar furnizim të drejtë dhe të sigurt për të gjithë konsumatorët”, thuhet në reagim.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në fund, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të tregojnë respekt ndaj punëtorëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në terren.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit