2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast u interpretuan poezi të autorit, si dhe krijime autoriale të pjesëmarrësve të pranishëm.

Të pranishmit vlerësuan lart krijimtarinë poetike të Bajrajt, duke e cilësuar atë si njërin ndër poetët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Xhevdet Bajraj u lind më 6 mars 1960 dhe u nda nga jeta më 22 qershor 2022 në Mexico City. Ai la pas mbi njëzet e pesë përmbledhje poetike, drama dhe krijime të tjera autoriale, ndërsa në dorëshkrim ka mbetur edhe një numër i madh poezish.

Ora poetike u organizua nga Klubi Letrar i Rahovecit që mban emrin e poetit, veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë të botës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më...

Lajmet e Fundit