Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa vite.
Sipas njoftimit të policisë, më 9 mars 2026 rreth orës 22:30, patrulla e Stacionit Policor në Prizren, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin me inicialet A.P., 37 vjeç, nga fshati Velezhë i Prizrenit.
Policia bën të ditur se ndaj tij ekzistonin urdhër-arreste nga gjykata për disa vepra penale, përkatësisht për “Vrasje”, “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armës”.
“Pas arrestimit, më 10 mars 2026, i dyshuari është dërguar në Prokurorinë Speciale për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas policisë, rasti i vrasjes ka ndodhur në vitin 2015. I dyshuari kryesor për këtë rast është arrestuar dhe dënuar më herët nga gjykata, ndërsa A.P. ishte gjithashtu një nga të dyshuarit dhe kishte qëndruar në arrati për disa vite.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, veçanërisht atyre të dyshuar për vepra penale të rënda, duke garantuar sigurinë dhe rendin publik”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
