Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se gjatë muajit prill është duke u zhvilluar aksioni i përgjithshëm për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, me qëllim largimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme, raporton PrizrenPress.
Sipas Inspektoratit, pastrimi po realizohet si në pronat publike ashtu edhe në ato private, ndërsa qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në vende të pacaktuara nga organet komunale.

“Çdo person që hedh mbeturina komunale apo inerte në vende të palejuara do të përballet me gjoba, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për këtë fushë. Gjoba për shkelje të tilla fillon nga 200 euro”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Inspektorati ka bërë thirrje për bashkëpunim qytetar, duke kërkuar që rastet e shkeljeve të denoncohen në institucionet kompetente, përfshirë Inspektoratin Komunal dhe Policinë.
“Denoncimet mund të bëhen në çdo kohë… Faleminderit për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Jakup Gashi./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
