11.7 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Përkujtohet heroi Ismajl Kryeziu në Prizren

Me homazhe u përkujtua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu – Komandant Shpendi, ku u kujtua jeta dhe veprimtaria e tij gjatë viteve ’90 në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë përvjetor morën pjesë familjarë të dëshmorit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, si dhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit.

Mes emocioneve të dhimbjes dhe krenarisë, nëna e dëshmorit, Zejdije Kryeziu, kujtoi djalin e saj, duke theksuar se edhe sot e mban të gjallë kujtimin e ditës së fundit të jetës së tij.

Nënkryetari i degës së OVL-së së UÇK-së, Malush Fanaj, vlerësoi lart kontributin dhe sakrificën e dëshmorit për lirinë e vendit, ndërsa ish-komandanti i UÇK-së, Nehat Basha, kujtoi jetën dhe veprën e të ndjerit, duke e cilësuar atë si një luftëtar të përkushtuar dhe një figurë të rëndësishme në organizimin e rezistencës.

Ndryshe, Ismajl Kryeziu ishte veprimtar dhe një ndër themeluesit e Brigadës 125 të UÇK-së, si dhe koordinator i brigadave në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në lagjen “Arbana”, aty ku edhe u vendosën lule sot pranë shtatores së tij./TV Prizreni/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Restoranti në Landovicë në cak të hajnave, vjedhin para të gatshme

Një rast i vjedhjes është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në fshatin Landovicë të Prizrenit. Sipas policisë, pronari i një...

Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në...

Lajmet e Fundit