14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Totaj pret përfaqësuesit e EBRD-së, diskutohet projekti 5 milionë euro për efiçencë energjetike në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të European Bank for Reconstruction and Development për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së bashku me bashkëpunëtorët e saj.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike në Komunën e Prizrenit, investim me vlerë rreth 5 milionë euro.

“Me kënaqësi prita sot Drejtoreshën Menaxhuese të EBRD-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me të cilët diskutuam për ecurinë e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike në Komunën e Prizrenit, investim me vlerë rreth 5 milionë euro”, ka deklaruar Totaj.

Gjatë vizitës, delegacioni ka parë nga afër edhe punimet që po realizohen në SHFMU Dëshmorët e Kabashit në Korishë, një nga objektet e përfshira në projekt.

“Ky investim, që po zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), synon përmirësimin e kushteve për nxënësit, stafin dhe qytetarët si dhe rritjen e kursimit të energjisë sipas standardeve evropiane”, theksoi Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit