Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të serisë finale ndaj Vushtrria Basket me rezultat 83:54.
Me këtë triumf, Junior 06 Moni Bau kalon në epërsi 2–0 në seri, duke qenë shumë pranë përmbylljes së suksesshme të finales, e cila zhvillohet me sistem deri në tri fitore, raporton PrizrenPress.

Skuadra nga Prizreni ka treguar dominim në të dy ndeshjet e para të serisë, duke konfirmuar formën e lartë dhe organizimin e mirë të lojës në këtë fazë vendimtare të kampionatit.
Ndeshja e radhës e finales do të zhvillohet në Prizren, ku Junior 06 Moni Bau do të ketë mundësinë të mbyllë serinë dhe të shpallet kampione e Play Off-it U16, nëse arrin edhe fitoren e tretë./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
