Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj tha se Partia Demokratike e Kosovës ka pasur rezultat më të mirë në Prizren në krahasim me zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa në nivel vendi paraqitja, sipas tij, ka qenë më e dobët.

“Proporcionet na kanë tregu që më së shumti rënie ka Vetëvendosja, kurse PDK megjithatë ka pasë një ngritje të lehtë, sikurse LDK. Në Prizren kemi qenë më mirë se në zgjedhjet e dhjetorit, mirëpo në nivel nacional pak më dobët. Dhe unë konsideroj se në përgjithësi klasa politike kosovare ka nevojë për një refresh, një restart, ka nevojë me ndërru mënyrën e të menduarit, mos me fol për përçmime, mos me fol për armiq, mos me ofendu, mos me sha, me fol për projekte serioze, për zhvillim, integrim, ekonomi, vetëm atëherë do t’i kthehemi trendeve pozitive”, tha Totaj./Klankosova.tv
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
