DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do të mbahet nga 9 deri më 12 gusht në Prizren, në kuadër të edicionit të 25-të të festivalit.

Sipas organizatorëve, përzgjedhja është bërë pas një thirrjeje të hapur konkurruese, ku kanë aplikuar 48 projekte nga pesë shtete të rajonit. Dhjetë projektet finale përfaqësojnë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bullgarinë, duke sjellë një përzierje filmash artistikë, dokumentarë, hibridë dhe animacioni në faza të ndryshme zhvillimi dhe prodhimi.

Nga Kosova janë përzgjedhur katër projekte, ndërsa Shqipëria dhe Bullgaria përfaqësohen me nga dy projekte, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me nga një projekt.

Drejtuesi i Forumit, Eroll Bilibani, tha se ky vit ka qenë veçanërisht konkurrues, duke theksuar cilësinë dhe diversitetin e aplikimeve.

“Morëm 48 aplikime dhe niveli ishte shumë i lartë në të gjitha aspektet. Ajo që e bën përzgjedhjen interesante është shumëllojshmëria e zërave dhe temave që sjellin projektet,” u shpreh ai.

Para nisjes së forumit në gusht, ekipet e përzgjedhura do të marrin pjesë në dy sesione online përgatitore më 28 dhe 30 korrik 2026, të udhëhequra nga mentori Martijn te Pas.

Programi në Prizren do të përfshijë trajnime, sesione individuale dhe grupore, diskutime profesionale dhe prezantime publike të projekteve, ndërsa në fund do të ndahen edhe çmime financiare dhe profesionale me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve vendore.

Këtë vit, shteti në fokus të forumit është Italia, në bashkëpunim me Italian Short Film Center dhe ShorTO Film Market, me synim nxitjen e bashkëprodhimeve dhe rrjetëzimit ndërkombëtar në fushën e filmit të shkurtër.

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit