Nga Kujtim Gërmizaj
Ndërsa hyjmë në vitin 2026, të mbushur me shpresë dhe optimizëm, qëndrojmë në prag të mundësive të reja, zgjedhjeve të reja dhe shumë sfidave të tjera. Ky vit do të kishte potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara me gëzim dhe pozitivitet.
Mirëpo, përballë sfidave të reja, mbetet pyetja: a do të ketë sërish zgjedhje në fillim të vitit 2026, në muajin prill, apo a do të mjaftojnë votat për të zgjedhur Presidenten Vjosa Osmani ose presidentin koncesual?
Ata që janë mësuar të luajnë rolin e viktimës për të fituar më shumë deputetë sesa kanë marrë më 28 dhjetor 2025, mund të ndërtojnë skenare të ndryshme për t’i fajësuar përsëri partitë ish opozitare shqiptare për të shkuar sërish në zgjedhje.
Lideri i LVV-së, dite me pare e ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të reja, nëse deri me 5 mars nuk zgjidhet Presidenti apo Presidentja. Kjo taktikë ka funksionuar deri tani për Albin Kurtin, i cili edhe gjatë kohës së pushtetit, ka luajtur rolin e viktimës për të justifikuar veprimet e tij politike.
Ai mund të akuzojë ish opozitën përseri, duke i thënë qytetarëve se “ju na votuat për të formuar qeverinë, por për të zgjedhur presidentin na duhen 80 vota, e partitë ish-opozitare nuk po na mbështesin”.
Me fjalë të tjera, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, mund të ndërtohen skenarë të rinj duke u luajtur sërish roli i viktimës. Do t’i dërgohet përsëri një letër LDK-së sa për sy e faqe, ndërsa PDK-ja do të refuzohet që në fillim, sepse Albin Kurti e di shumë mirë se votuesit e PDK-së as nuk e kanë votuar dhe as nuk do ta votojnë kurrë VV-në. Edhe votuesit e AAK-së nuk do ta votojnë kurrë VV-në.
Prandaj, letra drejtuar LDK-së do te kishte për qëllim për të hutuar sërish elektoratin e saj, përkatësisht votuesit e LDK-së. Ky elektorat do të mund të shfrytëzohej edhe kësaj here, duke u fajësuar sërish kryesia e LDK-së për mungesë mbështetjeje në zgjedhjen e presidentit.
Albin Kurti do të dalë i pari për t’i akuzuar publikisht drejtuesit e LDK-së, e më pas do të vihen në lëvizje – servilët – zëdhënësit e bindur të pushtetit, Bajqinovci, Murati e të tjerë, të cilët, si gjithmonë, do ta këndojnë në kor të njëjtin refren të konsumuar: “Ne po i ofrojmë bashkëpunim LDK-së, por ata nuk duan të bashkëpunojnë.”
Ky refren do të përsëritet pa u ndalur deri në zgjedhjet e prillit 2026, nëse ky skenar do t’i konvenonte për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Sepse Albin Kurti këtë e dinë më së miri, por jo edhe me qeverisë pastaj.
Pra, edhe kësaj here, faji do t’u faturohet krerëve të LDK-së, duke i etiketuar si bllokues të zgjedhjes së presidentit. Sepse e gjithe kjo nuk ka të bëjë as me letra, as me bashkëpunim e as me zgjedhjen e presidentit. Ka të bëjë me pushtetin, manipulimin e narrativës dhe mbajtjen gjallë të rolit të viktimës si mjet politik.
Kur mungon përgjegjësia, fajin gjithmonë e kanë të tjerët, ndonëse përgjegjësia reale qëndron diku tjetër.
Nëse viti 2026 do të jetë një fillim i ri apo një përsëritje e së njëjtës lojë politike, kjo nuk do të varet nga letrat që dërgohen, por nga vetëdija e elektoratit të LDK-se për të mos pranuar më viktimizimin e Albin Kurtit si strategji qeverisëse.
Elektorati i LDK-së duhet ta dij se shteti eshte primar per LDK-në. LDK u sakrifikua gjithmonë per shtet e jo per pushtet. Ndërsa për Albin Kurti dhe VV-në primar ka qenë gjithmonë pushteti e jo shteti.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren