Biblioteka Kombëtare shënon 75 vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë sot ka shënuar 75 vjetorin e themelimit, njofton Klan Kosova.

Për shënimin e këtij përvjetori gjatë tërë ditës sot do të mbahen aktivitete të ndryshme.

Fazli Gajraku, drejtori i Bibliotekës, ka thënë se ata janë duke u munduar që të ruajnë trashëgimin e shkrimit në përpjekje për ta digjitalizuar.

“Ne po punojmë në mbledhjen e kulturës gojore të Kosovës në digjitalizimin e saj. Me 28 nëntor ekspozita me materiale fotostatike të Skënderbeut do të hapet në bibliotekë”, ka thënë Gajraku.

Ndërsa Sazana Çapriqi, kryetare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, ka thënë se ky institucion përballet me probleme të infrastrukturës.

“ Akoma nuk ka arritur t’i le mbrapa disa probleme, akoma ballafaqohemi me planin e infrastrukturës, janë bërë disa përpjekje, por problemet nuk janë zgjidhur”, ka thënë Çapriqi.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Lajmet e Fundit