Java e 31-të e Serie A sjell drebin e kryeqytetit, Roma-Lazio, në përballjen e tretë sezonale, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë jo vetëm tri pikët, por edhe lavdinë, në një sfidë që ka edhe risi.
Skuadra e De Rossi-t aktulisht i bën llogaritë me zonën Champions League teksa qëndron në vendin e pestë me 52 pikë, 5 më pak se vendi katërt, Atalanta.
Në krahun tjetër, Lazio pozicionohet në vendin e shtatë me 46 pikë, teksa ekipi i drejtuar nga Tudor ka ndryshuar kurs në dy javët e fundit të kampionatit dhe në sprintin final kërkon të prekë zonën europiane.
Ajo që vlen të theksohet është fakti se “bardhekaltërit” janë ende pjesë e Kupës së Italisë, por që në ndeshjen e parë gjysmëfinale u mposhtën përballë Juventus-it 2-0.
Ky do të jetë derbi numër 199 në histori, me Romën që kryeson me 73 fitore kundrejt 58 të Lazio-s, ndërsa 67 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Sa i përket fazës së parë, sfida u mbyll pa gola dhe pa fitues, ndërsa të dyja skuadrat u vendosën përballë në fillimin e këtij viti në Kupën e Italisë, aty ku Lazio fitoi minimalisht 1-0 me golin e Zaccagni-t, ndërsa Roma nuk fiton një derbi që prej katër ndeshjesh, më konkretisht që prej marsit të vitit 2022.
Një takim shumë i rëndësishm, por edhe i veçant për Daniele De Rossi-n që për herë të parë në karrierë do të përjetojë emocionet e derbit jo si lojtar, por si trajner, e po ashtu edhe Igor Tudor do të ndjejë emocionet që të falë kjo ndeshje.
Roma prezantohet me një ecuri prej 6 ndeshjesh pa humbje në kampionat, teksa u ndal javën e kaluar përballë Lecce-s, por gjithashtu mendon edhe për Europën, pasi do të luajë në çerekfinalet e Europa League ndaj Milan-it.
Skuadra e Tudor vjen pas humbjes 2-0 në gjysmëfinalen e parë te Kupës ndaj Juventus-it, ndërsa në kampionat kanë marrë 6 pikë në dy ndeshjet e para të trajnerit kroat, por ka pasur një periudhe të trazuar gjatë marsit.
Roma-Lazio do të luhet këtë të shtune duke nisur nga ora 18:00.
Marketing
Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi