18.8 C
Prizren
E premte, 28 Qershor, 2024

Fillon ndërtimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren

Sot ka filluar faza e parë e ndërtimit të objektit të ri për Gjykatën Themelore në Prizren, e vendosur në rrugën “Tahir Sinani”, pranë tregut, ATK-së dhe Qendrës për regjistrimin e automjeteve.

Gurthemeli i këtij objekti u vendos nga kryetarja e gjykatës, Shpresa  Emra, dhe kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj. Ngjarja u nderua me praninë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, drejtorëve nga Sekretariati dhe Kryetarëve të Gjykatave Themelore në Kosovë.

Kryetarja e Gjykatës nw Prizren, Shpresa  Emra, theksoi se ndërtimi i këtij objekti është thelbësor për ofrimin e hapësirave adekuate dhe të përshtatshme për shërbime cilësore dhe efikase për qytetarët dhe palët që marrin shërbime nga gjykata.

Ajo vuri në dukje se një objekt dhe hapësirë e punës e përshtatshme është parakusht për qasje efektive të qytetarëve ndaj shërbimeve gjyqësore.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, u shpreh se angazhimi i KGJK-së reflekton seriozitetin dhe përkushtimin për të mbështetur çdo gjykatë.

Ai shtoi se objekti i ri i Gjykatës Themelore në Prizren do të shërbejë qytetarëve dhe do të përmbushë standardet moderne për ofrimin e shërbimeve cilësore.

Zogaj shprehu besimin se, përmes këtij projekti, KGJK dhe Gjykata Themelore në Prizren do të jenë në shërbim të qytetarëve me shërbime të besueshme dhe efektive.

Financimi i këtij projekti sigurohet nga KGJK-ja dhe faza e parë e ndërtimit pritet të zgjasë dy vjet./PrizrenPress.com/

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Posta e Kosovës porosit qytetarët: Mos klikoni këtë link

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi dhe të mos klikojnë asnjë link, që vjen në tekstin e...

Kombëtarja eliminohet nga Evropiani 2024

U mbyll me rezultatin 0:1 ndeshja Shqipëri-Spanjë në Gjermani. Kjo do të thotë që Kombëtarja Shqiptare eliminohet nga Evropiani 2024. Goli i Ferran Torres vendosi...

Lajmet e Fundit