Kënaqshmëria ndaj punës së Kryeministrit bie nga 52.6% në 44.9%

UNDP-ja, programi në Kosovë, ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII” nga i cili rezulton se ka një rënie të kënaqshmërisë së qytetarëve me performancën e qeverisë, por edhe me atë të legjislativit dhe gjyqësorit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas këtij raporti, ka një rënie prej 7.7 pikë të përqindjes së kënaqshmërisë për performancën e kryeministrit për një periudhë gjashtëmujore, ndërkaq edhe për performancën e qeverisë ka rënie prej 6.2 pikë të përqindjes.

“Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%”, thuhet në raport.

Gjithsej kanë qenë një mijë e 306 të anketuar nga data 21 tetor deri më 3 nëntor 2022 në gjithë territorin e Kosovës, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave dhe grupeve etnike që jetojnë në Kosovë. /Front Online

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit