Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Prizrenit mbajti sot mbledhjen e radhës, e thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit, znj. Antigona Bytyqi. Gjatë mbledhjes, u shqyrtua rendi i ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 13 Nëntor 2024, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”.
Pas shqyrtimit të propozimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve të Komitetit, është miratuar rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës, i cili përfshin temat e mëposhtme:
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
- Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e pagave dhe meditjeve në Komunën e Prizrenit për dy muajt e fundit të vitit 2024;
- Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për dhënien e dekoratave nga komuna e Prizrenit;
- Shqyrtimi dhe miratimi i planit lokal të veprimit për barazinë gjinore (2024-2026);
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.001/011-95083 të datës 18.07.2024;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 të datës 27 janar 2022, sipas Rekomandimit të Komitetit për Komunitete;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-planit Zhvillimor Komunal të Arsimit 2025-2027;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit;
- Raporti financiar janar – qershor dhe janar – shtator 2024;
- Raporti i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit për periudhën gusht 2023 – qershor 2024;
- Informatë rreth përfundimit të vitit shkollor 2023/2024 dhe informatë rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025;
- Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2023 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve për vitin 2023;
- Informatë rreth raportit të punës të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB), për periudhën janar-gusht 2024;
- Raporti i Performancës Komunale për Komunën e Prizrenit, për vitin 2023.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit rekomanduan që pika “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Përzgjedhës (DKA)” të largohet nga rendi i ditës, ndërsa, me kërkesë të anëtarëve, u shtua pika e re: “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e pagave dhe meditjeve në Komunën e Prizrenit për dy muajt e fundit të vitit 2024”.
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit