Kryetari i LDK-së në Prizren prezanton aderimin e Dita Makasqit

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka prezantuar aderimin e Dita Makasqit
“Makasqi është një personalitet i shquar i qytetit të Prizrenit”, shkruan Selmanaj në Facebook.

“Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka përfunduar dy programe Master: në Kriminalistikë dhe Mjekësi Ligjore në Universitetin “Cerrahpa?a” në Stamboll dhe në Kriminalistikë në Akademinë e Policisë Turke në Ankara. Në vitin 2019, ajo kreu një semestër për Kriminalistikë dhe Juridik në Universitetin e Mariborit në Ljubljanë, Slloveni”.

“Aktualisht, Makasqi është duke ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Shkencave të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, ku po specializohet në Kriminologji. Ajo është e certifikuar si eksperte në psikologji kriminale dhe ligjore në Ankara, Stamboll, Turqi, dhe Nju Delhi, Indi”.

“Bashkë me znj. Dita, do të punojmë për të mirën e qytetarëve të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës,” shkruan Selmanaj./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit