Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës për vitin 2026.
Amendamentet që morën përkrahje ishin vetëm ato që kishin mbështetjen e Komisionit Funksional, atij për Buxhet, por jo edhe amendamentet që ishin pa përkrahje nga ky komision.
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Në fillim të seancës ministri i Financave, Hekuran Murati, u bëri tthirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet vetëm që kanë pasur edhe përkrahjen e ministrisë, por jo edhe të tjera që mund të kenë implikime buxhetore, derisa projektligjin e quajti emergjent e që do të rishikohet shpejt.
Në seancën e parë ministri i Financave kishte zbërthyer kategoritë në të cilat do të shpenzohet buxheti.
“Paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliard e 358 milionë euro dhe shpenzime kapitale 998.4 milionë euro, apo 807 milionë euro të financuara nga granti apo buxheti i rregullt si dhe 100 milionë euro të financuara nga klauzola e investimeve”, kishte treguar Murati para ligjvënësve.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
