“Mazrreku” kampion i turneut “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Në një ndeshje finale të mbajtur me entuziazëm të madh, ekipi “Mazrreku” ka triumfuar në Turneun Tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”, duke mposhtur ekipin “Lagjja e Shehut” me rezultat bindës 4:1, shkruan PrizrenPress.

Finalja e këtij turneu prestigjioz, e cila u zhvillua në fshatin Gjonaj, u shoqërua nga një atmosferë festive dhe emocionuese.

Përpara finales, një ndeshje miqësore u mbajt ndërmjet KFV e Hasit dhe OVL e UÇK-së – Has, duke i dhënë fillim ditës së sportit dhe kujtimit.

Këtë vit, turneu arriti të mbledhë 52 ekipe nga mbarë Kosova, duke tërhequr një numër të madh tifozësh. Kjo pjesëmarrje masive dhe mbështetja e zjarrtë nga publiku krijuan një ngjarje sportive të paharrueshme në nder të dëshmorëve të zonës së Hasit.

Çmimet:

Mazrreku – Kampion
Lagjja e Shehut – Vendi i dytë
NT Hidroizolimi-Teuta – Ekipi më Fairplay
Lojtari më i mirë – Rinor Hoti
Portieri më i mirë – Dardan Ismajli

 /PrizrenPress.com

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit