Në Opterushë të Rahovecit u përkujtuan ata që ranë në frontin e luftës por edhe martirët të cilët u vranë nga ushtria dhe policia serbe. Në këtë fshat ende rezultojnë 33 banorë të zhdukur, ndërkaq në komunën e Rahovecit janë gjithsej 126 të zhdukur. Të rënët e dëshmorët i përkujtuan bashkëluftëtarët dhe politikanët.
Opterusha e Rahovecit ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e luftës së fundit në Kosovë. Ky fshat dha kontribut në luftën çlirimtare. Të rënët i nderuan edhe politikanët.
“E vërteta është vetëm një dhe nuk mund të ketë dy të vërteta, këtu edhe gurët e varreve e kullave flasin shqip, prandaj banorët e Opterushës nuk u gjunjëzuan, ndonëse në kokat e tyre, ranë rrebeshe të mëdha në kohëra të ndryshme, mirëpo çdo rënie u dha forcë e besim për të ardhmen”, theksoi Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit.
Për betejën që është zhvilluar në Opterushë folën ata që ishin pjesëmarrës.
“Këtu ka vepruar UÇK-ja që nga prilli i vitit 1998, deri në përfundim të luftës, ku kemi të rënë 4 dëshmorë dhe 29 viktima të varrosur , ndërsa katër janë të zhdukur. Ekonomia familjare ka qenë tërësisht e shkatërruar”, tha Ejup Kabashi.
Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi
Ndërsa, Skënder Krasniqi, përfaqësues i fshatit theskoi se për këtë shtet, për këtë liri, është derdhur shumë gjak.
“Kemi paguar me jetët e më të dashurve tanë, ku kemi humbur, bijë, bija, gra pleq e të vegjël. Por flijimi për atdhe do të thotë të mos vdesësh kurrë, do të thotë të jetosh gjithmonë në historinë e lavdisë së atdheut”, tha ai.
Në masakrën serbe në Opterushë, u vranë shumë fëmijë e të moshuar, ndërsa familja Spahiu humbi 13 pjesëtarë. Në këtë komunë ende rezultojnë të pagjetur 126 persona.RTK
Marketing