Profesorët Skënder Berisha dhe Fadil Bytyçi kanë dalë sot në pension, pas shumë dekadash përkushtimi dhe punë të palodhur në fushën e edukimit.
Të dy profesorët kanë lënë gjurmë të thella në jetët e shumë brezave të nxënësve që kanë pasur fatin të mësojnë prej tyre. Kontributi i tyre në formimin arsimor dhe personal të nxënësve ka qenë i çmueshëm, dhe ata do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.
Gjatë ceremonisë, stafi dhe nxënësit e shkollës në ALG – Loyola-Gymnasium shprehën falënderimet e tyre më të sinqerta për punën dhe dedikimin e profesorëve.
Fjalimet emocionuese, dhuratat simbolike dhe duartrokitjet e ngrohta ishin vetëm disa nga mënyrat me të cilat komuniteti shkollor zgjodhi të shprehte mirënjohjen e tij.
Prof. Fadil Bytyçi dhe Prof. Skënder Berisha kanë qenë shembuj të shkëlqyer të profesionalizmit dhe përkushtimit. Ata jo vetëm që kanë dhënë mësim, por edhe kanë inspiruar dhe udhëhequr nxënësit drejt arritjeve të mëdha./PrizrenPress.com/
Marketing
Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit