3.3 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Përkujtohet Prof. Dr.Sabahajdin Cena

Sot, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt Akademia Përkujtimore për Prof. Dr. Sabahajdin Cenën, e organizuar nga Fakulteti i Filologjisë me rastin e trevjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në këtë akademi u nderua jeta dhe vepra akademike, shkencore dhe njerëzore e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës, një personalitet i shquar i arsimit të lartë dhe i studimeve filologjike shqiptare. Me fjalë rasti dhe kumtesa përkujtimore u vlerësua kontributi i tij i çmuar në formimin e gjeneratave të studentëve dhe në zhvillimin e mendimit shkencor.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në Akademinë Përkujtimore folën Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Dr. Menor Alishani, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, si dhe profesorët Flamur Shala, Xhafer Beqiraj, Fikret Ramadani dhe Gjyle Totaj, të cilët sollën kujtime dhe vlerësime mbi figurën dhe veprën e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës.

Në cilësinë e dekanes së Fakultetit të Filologjisë dhe si studiuese e veprës së tij, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra mbajti një fjalë të veçantë kushtuar librit “Proza popullore legjendare shqiptare”, duke theksuar rëndësinë shkencore dhe kontributin e kësaj vepre në studimet e folklorit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në emër të familjes, me një fjalë prekëse u drejtua edhe mbesa e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës, znj. Hygerta Ejupi, e cila falënderoi institucionin dhe të pranishmit për respektin dhe kujtesën e vazhdueshme ndaj veprës dhe figurës së tij.

Akademia Përkujtimore mblodhi kolegë, studentë, familjarë dhe dashamirë të veprës së Prof. Dr. Sabahajdin Cenës, duke reflektuar respektin institucional dhe shoqëror për trashëgiminë e tij akademike dhe kulturore.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Restaurohet ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren

Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar, duke u shtuar listës së aseteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytet. Objekti, që i takon shekullit XIX,...

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

Lajmet e Fundit