2.8 C
Prizren
E premte, 15 Nëntor, 2024

Prizreni ka finalizuar përgatitjet për vitin e ri shkollor, sfidë e vetme blerja me kohë e librave për nxënësit

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj ka pohuar se institucionet e arsimit parauniversitar janë gati për vitin e ri shkollor.

“DKA-ja në bashkëpunim me udhëheqësit e shkollave i ka bërë të gjitha përgatitjet optimale që viti i ri shkollor të fillojë mirë edhe mbarë”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Sipas saj, gjatë muajit shtator do të ketë përurime të disa objekte shkollore.

“Në të gjitha shkollat do të fillojë viti i ri shkollor. Kemi shkollën e Vërmicës ku është duke u punuar, mirëpo mësimi vazhdon në paralelen e shkollës. Të gjithë nxënësit me 2 shtator do të jenë në objektet shkollore, dhe kemi bërë përgatitje solide edhe për nxënësit e klasave të para për t’i mirëpritur ata”.

Shkolla e re në fshatin Pllanjanë.

Veselaj Gutaj ka theksuar se brenga kryesore ndërlidhet me librat shkollorë, respektivisht blerjen me kohë të tyre për nxënësit.

“Sfida kryesore ka qenë furnizimi me libra, për arsye se nuk kemi pas informatë se si do të vazhdojë procesi. Informata për plotësimin e katalogëve na ka ardhur me vonesë, pasi që mësimdhënësit i kanë filluar pushimet, dhe ka qenë një sfidë me i plotësu ato për një kohë të shkurtër, brenda dy ditësh. Edhe informata për subvencionim të prindërve për blerjen e librave ka ardhur vonë nga MASHTI”.

Ajo ka shtuar se DKA-ja me vëmendje po e përcjellë rrjedhën e subvencionimit të prindërve, si dhe blerjen e librave për nxënësit, raporton Telegrafi.

“Besoj se java e parë do të jetë më sfiduese për nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë arsye”, është shprehur Veselaj Gutaj.

Në këtë aspekt konsideron se më së shumti janë sfiduar familjet nevojtare.

“Shkollat po mundohen që t’i asistojnë të gjitha grupeve, edhe grupeve të margjinalizuara edhe rasteve sociale. Këto grupe përsëri kanë sfida me subvencionim dhe blerjen e librave. Megjithatë presim që pas fillimit të vitit të ri shkollor të marrim informata edhe më të sakta, dhe DKA është në gjendje gatishmërie për ta mbështetur secilin nxënës”.

Luljeta Veselaj Gutaj, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prizrenit

Lidhur me numrin e nxënësve, ajo ka theksuar se të dhënat ende nuk janë të plota, meqë bazuar në praktikat e mëhershme pritet që të ketë regjistrime edhe në fillim të vitit të ri shkollor.

“Nga informatat e deritanishme prej shkollave nuk ka shumë dallime. Ka rënie, por të lehtë. Megjithatë statistikat e plota do t’i kemi brenda muajit shtator”, ka thënë Veselaj Gutaj.

“Raporti i performancës komunale i publikuar rishtazi nga MAPL tregon se DKA-ja në vitin 2023 ka arritur të përmbush 80.7% të treguesve, që është një rezultat domethënës për Komunën e Prizrenit, marrë parasysh specifikat që i kemi. Dhe ky është një tregues i realizimit të objektivave tona zhvillimore”.

Ajo ka bërë të ditur se edhe në këtë vit ka angazhime për përmirësime të mëtejshme, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe gjithë komunitetin shkollor.

Marketing

Kliko KËTU

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Planin Zhvillimor të Arsimit 2025-2027 që përqendrohet në cilësi dhe bashkëpunim

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar Planin Zhvillimor të Arsimit për Komunën e Prizrenit për periudhën 2025-2027. Drejtoresha...

Prezantohet Jean-Denys Choulet, Dardanët me synime të qarta për sfidat e nëntorit

Në një konferencë për media, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar përzgjedhësin e ri në basketboll, Jean-Denys Choulet. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së,...

Lajmet e Fundit