16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Prizreni vazhdon aktivitetet për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Vërrinit

Të hënën kanë vazhduar aktivitetet përkujtimore për shënimin e 26-vjetorit të “Epopesë së Vërrinit”, me vizita në lapidarët dhe varrezat e dëshmorëve në fshatin Jeshkovë dhe në vendet përkujtimore të kësaj Epopeje në Jeshkovë, Lybeçevë, Hoçë të Qytetit dhe tek obelisku i UÇK-së në Leskovec.

Në përkujtim të ngjarjeve dhe në nderim të dëshmorëve të rënë në fillim të shtatorit të vitit 1998 në zonën e Vërrinit, janë mbajtur homazhe dhe janë vendosur buqeta me lule pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe martirëve nga këto lokalitete.

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Berisha-Bytyçi, tha se në këto ditë përkujtimore përkulemi para veprës sublime të atyre që flijuan jetën e tyre në kohërat më të vështira për popullin tonë dhe premtoi se amaneti i tyre do të jetësohet duke ndërtuar dhe zhvilluar vendin tonë.

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, foli për luftime heroike të Agim Shalës dhe shokëve të tij në Jeshkovë në fillim të shtatorit të vitit 1998.

Gjatë këtyre aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të “Epopesë së Vërrinit”, janë vendosur lule pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe martirëve në Hoçë të Qytetit, Lybeçevë dhe tek obelisku i UÇK-së në Leskovec./tv prizreni

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Më 12 tetor, Arben Hoxha, kandidat i LDK-së, garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 26. I lindur dhe...

Lajmet e Fundit