Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka njoftuar se janë duke vazhduar takimet me veprimtarët sindikalë për të biseduar rreth grevave të mundshme në shtator.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka përsëritur se sindikata do të vazhdojë me angazhimet që të ketë dialog e të bëhet realizimi i kërkesave legjitime të anëtarësisë.
“…por nëse qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj sindikatës dhe dialogut, atëherë do t’i shtrëngojmë radhët dhe do të nisim me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme duke respektuar kështu zërin e vullnetin e anëtarësisë”, citohet të këtë thënë Jasharaj sipas pas komunikatës së SBAShK-ut.
Komunikata e plotë:
SBASHK vazhdon takimet me veprimtarë sindikal duke biseduar për grevat
26.06.2024
Pas takimit me veprimtarët sindikal në Pejë e Gjakovë, ky aktivitet i mbështetur nga Qenrda Amerikane e Solidaritetit, ka vazhduar në Prizren me veprimtarët sindikal nga ky qytet dhe nga Suhareka, Dragashi, Mamusha e univeristeti.
Pjesë e këtij aktiviteti sindikal janë edhe përfaqësuesit e Institutit të Koosvës për Drejtësi, z. Naim Jakaj dhe znj. Arrita Rezniqi, të cilët kanë prezantuar doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme, që e kanë përgatitur në bashkëpunim me SBASHK-un.
Ashtu si në Pejë e Gjakovë edhe në Prizren nga pjesëmarrësit kanë uruar që Qeveria të ndryshojë qasjen dhe të nisë dialogun me mirëfilltë me SBASHK-un e nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ata kanë shprehur shqetësimin se anëtarësia do të kërkojë veprime sindindikae duke mos përjashtuar as grevën e pëegjithshme në shtator.
Edhe në takimin në Prizren, drejtori i Qendrës Amerikane të Solidariterit me seli në Tiranë, z. Steven McCloud ka treguar për angazhimet e qendrës që drejton, duke shtur se do të vazhdohet me bashkëpunimin për të forcuar edhe më shumë zërin sindikal.
Kryetari i SBASHK-ut z. Rrahman Jasharaj edhe në Prizren ka përgëzuar veprimtarët sindikalë për përkushtimin duke falënderuar z. Seven për gjithë angazhimet në mbështetje të SBASHK-ut e duke kujtuar me krenari miqësinë e krijuar në vitet e vështira për arsimin shqip me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës dhe me sindikata simotra nga vende të Evropës e botës. Jasharaj ka përsëritur se sindikata do të vazhdojë me angazhimet që të ketë dialog e të bëhet realizimi i kërkesave legjitime të anëtarësisë, që u publikuan edhe në protestën e 1 majit, por nëse qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj sindikatës dhe dialogut, atëherë do t’i shtërngojmë radhët dhe do të nisim me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme duke respkektuar kështu zërin e vullnetin e anëtarësisë.
Bashkëbisedën me veprimtarët sindikalë edhe në Prizren e kanë zhvilluar nënkryetarja e SBASHK-ut, znj. Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm z. Ymer Ymeri dhe përfaqësuesi i IKD-së z. Naim Jakaj duke u përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrsve të këtij aktiviteti duke e prezantuar edhe përmbajtjen e doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme.
Në takimet e veprimtarëve sindikal në Pejë ,Gjakovë e Prizren ishte porosi të vazhdohet me përpjekjet që të ketë dialog për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, por nëse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar, atëherë do të shkohet me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës.
Takime të tilla për të biseduar për grevat e për ta prezantuar doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme do të mbahen edhe me veprimtarë sindikalë nga komuna tjera të Kosovës.
Marketing
Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit