11.4 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Shënohet 50 vjetori i shkollës “Gani Saramati” në Prizren

Me një aktivitet të pasur artistik, të enjten u shënua 50-vjetori i funksionimit të Shkollës së Mesme të Ulët “Gani Saramati” (ish-Lekë Dukagjini) në Prizren, e cila që nga 27 shtatori 2021 mban emrin e dëshmorit të rënë në betejën e Gorozhupit të vitit 1999.

Në këtë manifestim solemn morën pjesë nxënës, prindër, stafi drejtues dhe mësimdhënës, përfaqësues të disa institucioneve, si dhe familjarë të dëshmorit Gani Saramati.

Drejtoresha e shkollës, Adelina Beqiri-Minci, foli për rrugëtimin e këtij institucioni arsimor, duke theksuar se kjo është një ditë e rëndësishme dhe plot suksese, pavarësisht sfidave të hasura gjatë këtij rrugëtimi.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, vuri në pah historinë e pasur dhe rezultatet e shkëlqyera të shkollës “Gani Saramati”, duke shtuar se dëshmorët duhet t’i nderojmë edhe nëpërmjet dijes.

Në emër të familjes së dëshmorit, një fjalë rasti mbajti vajza e tij, Shqipja, e cila shprehu lumturinë dhe nderimin që në këtë vatër të dijes dëgjohet edhe zëri i bijës së dëshmorit./tv prizreni /

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari se ia vodhi portofolin një qytetari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vjedhjen e një portofoli nga një qytetar. Sipas Policisë, i dyshuari u identifikua dhe arrestua nga...

Në Prizren ujërat shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”|Video

Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen "Dardania". Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën...

Lajmet e Fundit