15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

LDK në Prizren: Qeverisja e Shaqir Totaj e zhytur në luks dhe keqpërdorim të parasë publike

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka deklaruar se pushteti i Shaqir Totaj është zhytur në luks dhe keqpërdorim të parasë publike, duke i shërbyer individëve dhe jo qytetarëve.

“Ata kanë filluar të shmangen edhe nga përgjegjësitë që kanë në Kuvendin e Prizrenit”,thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas këtij subjekti politik, Shaqir Totaj dhe drejtorët e tij, sot, iu shmangën përballjes me kuvendarët e opozitës.

“Rehatia që Shaqir Totaj dhe grupi i tij i vogël i kanë krijuar vetes ka filluar t’i bëjë arrogantë përballë qytetarëve dhe kuvendarëve të opozitës në Prizren”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren nuk bëhet asnjëherë pjesë e arrogancës, prandaj kuvendarët e LDK-së nuk qëndruan në seancë për t’i krijuar komoditet Shaqir Totaj dhe grupit të tij të vogël me të cilin qeveris.”

“LDK në Prizren do të jetë zëri i qytetarëve dhe gjithmonë krah tyre. Nepotizmin, keqpërdorimin e parasë publike, arrogancën dhe keqqeverisjen e këtij pushteti, LDK në Prizren e ka pasqyruar me kohë para qytetarëve”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për fillimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e komunës. Sipas tij, ky aktivitet...

Inspektorati i Malishevës: Për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara gjobat nisin nga 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se gjatë muajit prill është duke u zhvilluar aksioni i përgjithshëm për pastrimin...

Lajmet e Fundit