27.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Shkurte Fejza feston jubileun: 25 vjet në robëri, 25 vjet në liri

Në kohën kur Kosova ishte nën okupimin serb, zëri i saj shërbeu si motiv për çlirim. Në kohën kur liria ka zbarkuar, këngët e saj mbesin vulë e rezistencës kombëtare.

Këngëtarja e këngëve patriotike, Shkurte Fejza sot feston 50-vjetorin e karrierës. Rrugëtimin e saj muzikor ajo vet e ndan në dy pjesë: etapën e robërisë dhe atë të lirisë.

“25 vjet në robëri, 25 vjet në liri. Është një përjetim dhe shpesh e them se jam me fat që këtë rrugëtim e kam bërë bashkë me popullin tim, vuajtjet dhe gëzimet e tij, të cilat i kam shprehur edhe në këngë”, ka thënë ajo në intervistën e saj për RTK-në.

Fejza ka ndarë në “Mirëmëngjesi Kosovë” emocionet e arritjes së pesë dekadave karrierë muzikore, teksa ka dhënë detaje edhe për koncertin i cili do të mbahet më 8 qershor në Pallatin e Rinisë, në skenën e edicionit të parë të Festivalit të Këngës së RTK-së.

“Janë 17 këngë, ka qenë shumë e vështirë t’i zgjedh, ka qenë sfidë se shumë këngë të bukura kam lënë anash. I kam zgjedh më shumë këngët që i do dhe i njeh publiku”, ka thënë ajo.

Këngëtarja që më së shumti njihet për “Mora Fjalë” e ka quajtur këtë koncert si dhuratë për publikun, i cili do të jetë pa bileta.

I njëjti do të mbahet edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë më 20 qershor, me formacionin e njëjtë në përbërje prej Filharmonisë së Kosovës, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe dhjetëra profesionistëve të tjerë muzikor.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Selmanaj uron festën e Bajramit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës në Prizren...

Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit është bërë përurimi i repartit të Shërbimit të Kardiologjisë Intervente, projekt ky i Qeverisë së Kosovës dhe i mbështetur...

Sot nis Euro 2024

Lajmet e Fundit