14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Zafir Berisha kujton betejën për liri a vdekje në Vërri të Prizrenit, 26 vjet më parë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonin e Prizrenit, Zafir Berisha – Zafa, ka kujtuar 26 vjetorin e betejës në Vërri të Prizrenit.

Ai ka thënë se fitorja e UÇK-së më 16 korrik të vitit 1998 kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishe kushtrim për mobilizim të qindra-mijëra të rinjve që i kapin armët për liri.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan më 12 qershorin 1999 ku përfundimisht? i jepet funde sundimit shekullor sllave? ne? tokat tona”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Postimi i plotë i Berishës:

26 vjet më parë, më 16 korrik 1998, u zhvillua beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri ose vdekje në Vërrin e Prizrenit, kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Pas dështimit të policisë serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur më 7 korrik 1998 në “Laku i Billushës”, ku kishte marrë pjesë edhe komandanti i policisë serbe në Prizren, Shekiq, më 16 korrik 1998 forcave të mëdha të okupatorit serb u hodhën në një ofensivë tjetër hakmarrëse kundër pozicioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Më 16 korrik 1998 isha me Remzi Ademaj – Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jeshkovë, duke u konsultuar për disa aktivitete luftarake. Bisedën na ndërprenë krismat e mitralozit dhe armëve tjera që vinin nga lagjja Tusuz e Prizrenit.

Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pak para mesditës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Krismat e luftimeve u dëgjuan në të gjithë rajonin e Vërrinit, i cili ishte shpallur zonë e lirë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Edhe pse ende nuk ishim dalë në oborrin e Shtabit, krismat e luftimeve u përhapën edhe në Kullën e Hoqës dhe më pas te Laku i Billushës.

Xhevat Berisha u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë drejtova drejt Kullës së Hoqës. Remzi Ademaj shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej vija e zjarrit në një kodrinë mbi fshatin Hoq e Qytetit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Pasi arrita në vijat e frontit në vendin “Kulla” me disa të rinj nga Hoqa, strehoi rrugët me pengesa të improvizuara me vllaqa për të parandaluar lëvizjen e mundshme të makinave serbe, që ishin afër rreth 200 metra larg.

Nga ajo pozitë, pashë se forcat serbe po grumbullonin në pozitat tona me artileri edhe në Billushë. Kjo ishte për të parandaluar ndihmën që unisetat e UÇK-së nga ky fshat mund të ofronin ndihmë njësive të UÇK-së në Hoq të Qytetit, sepse pozita gjeografike favorizonte forcën tonë që operonte atje.

Pastaj unë shkova dhe mora disa luftëtarë nga Kompania e Billushës dhe u hyra forçave armike nga prapa, ku një njësi e policisë ushtarake ishte arritur tashmë.

Me ndihmën e Xhemës nga Hoqa, i cili kishte familjen e tij brenda shtëpisë, afër vendit ku po zhvilloheshin luftimet, arritëm të dilnim prapa forcave serbe dhe t’i sulmonim ato në befasi. Përveç luftëtarëve nga Hoqa, ishin edhe Ymer Shala – Kaqaku dhe Avdi Shala, së bashku me një pjesë të luftëtarëve nga Jeshkova, që sulmuan nga pjesa e sipërme.

Forcat serbe, me panik, u larguan drejt bazave të tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha.

Luftimet u ndërpreën edhe në Tusuz, ku përveç Xhevatit, ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, të cilët tani shihen si heronj të Kosovës.

16 korriku 1998 ishte jo vetëm një ditë lufte të ashpra, por edhe një ditë me mot të nxehtë dhe diell, ku vapa dhe tymi i barotit që dilte nga grykat e armëve bënte të vetën.

Fitoreja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 16 korrik 1998 kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre ishte një kushtrim për mobilizimin e qindra mijëra të rinjve që të merrnin armët për liri.

Përballja me forcat e armikut vazhdoi me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, dhe kulmuan më 12 qershor 1999, kur përfundimisht u dha fund sundimit sllav në tokat tona.

Me shumë respekt, kujtoj të gjithë luftëtarët që bënë gjithçka të mundur në betejat me forcën okupatore serbo-sllave, dhe përkulem përpara atyre që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë tonë!

Me respekt, Zafa

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

Më Shumë

Te Ferrari besojnë te titulli: Edhe ne mund të shpallemi kampionë këtë sezon

Në Azerbajxhan, Ferrari iu afrua fitores së dytë radhazi, por në fund ishte McLaren ai që triumfoi. Megjithatë, Frederic Vasseur konfirmon përshtypjen se “kokëkuqja”...

Zbulohet në Prizren busti i dëshmorit Xhevat Berisha

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot u përurua busti i heroit kombëtar Xhevat Berisha në oborrin e shkollës që...

Lajmet e Fundit