Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar sot një seri takimesh në zonën e Vërrinit, duke nisur nga Billusha, Poslishti, Hoça e Qytetit dhe deri te mbështetësit në Jeshkovë.
“Sot në Vërri nuk kam ardhur thjesht për të kërkuar votën tuaj”, tha Berisha.
“Kam ardhur si biri i këtij vendi, si dikush që e njeh dhe e ndien çdo rrugë, çdo hallë e problem, çdo djersë që është derdhur në këto fusha e male”.
Ai e cilësoi Vërrinin si një pjesë thelbësore të identitetit të Prizrenit.
“Vërrini nuk është vetëm i rëndësishëm për Prizrenin, është zemra e tij punëtore, kulturore dhe kombëtare”, u shpreh ai.
Berisha prezantoi një sërë projektesh konkrete që synojnë përmirësimin e jetës në këtë rajon.
“Të bashkohemi të gjithë, të dalim në votim dhe ta bëjmë Vërrinin një vend më të mirë për ne dhe fëmijët tanë”, përfundoi Berisha.
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren