Zboger i zhgënjyer me Komunën e Prizrenit

Samuel ZbogerTelashet që i ka Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë me Komunën e Prizrenit sa i përket çështjes së Kompleksit Evropian , që është një investim i përbashkët i këtyre dy institucionave është bërë publik nga përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zboger .

“Përvojën e mirë të bashkëpunimit që kemi pasur më “Dokufestin” , për fat të keq nuk mund të them se e kemi pasur edhe me Komunën sa i përket menaxhimit të kësaj hapësire që ua kemi dedikuar qytetarëve të Prizrenit”, ka thënë Zboger.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Sadik Paçarizi ndërkaq nuk ka kundërshtuar zhgënjimin e Zbogerit.

“Ndonëse është kompleks në qendër të qytetit nuk ka qenë e lehtë që të vihet deri këtu. Megjithatë disai ia kemi arritur dhe shpresoj se tani e tutje të shfrytëzohet në mënyrë të mirë”, tha Paçarizi./Koha Ditore/

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Lajmet e Fundit