22.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Zyrtare: Jakup Berisha nënshkruar me Suharekën

Suhareka ka vazhduar me afatin kalimtar, si në largime, ashtu edhe në afrime, duke nënshkruar kësaj rradhe me mesfushorin Jakup Berisha.

Mesfushori sulmues së fundi ishte pjesë e Feronkelit 74, ku spikati me paraqitje të mira, me 5 gola dhe 8 asisitime.

Kliko video/ https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1237402284086105

Ka qenë klubi suharekas që ka njoftuar ardhjen Berishës, duke konfirmuar se kontrata është nënshkruar për dy vite.

“Ju njoftojmë që sulmuesi Jakup Berisha është përforcimi ynë i radhës i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me klubin tonë që do jetë pjesë e klubit deri më 2026”.

“Berisha edicionin e fundit ishte pjesë e KF Feronikeli 74 ku tregoi paraqitje fenomenale me skuadrën nga Drenasi kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Shkëndija, FC Shkupi, FC Pelister Bitola dhe e FK Kukësi në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Suhareka ka afruar edhe emra si Lorik Boshnjaku, Alden Skrijelj, Hysen Memollën, Niklola Stijepovic dhe Fitim Susurin.

Në anan tjetër deri më tani kanë vazhduar kontratat Yll Hoxha, Mevlan Zeka, Arvanit Rexhaj, Donat Hasanaj, Ilir Syla dhe Arijon Ymeri, ndërsa janë larguar Januz Kollani, Zenel Gavazaj,Antoni Marku, Burim Qorri, Viktor Kuka, Armend Abazi, Labinot Jashanica.

Klubi po ashtu ka ofruar në krye të skuadrës Shpëtim Duron, ndërsa për ndihmës do t’i ketë Debatik Currin dhe Armend Simnicën. /Telegrafi/

Më Shumë

Kurti: Me Turqinë jemi shtete aleate, shkëmbimet kalojnë 1 miliard euro

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të...

DokuFest sivjet rrugëton me temën e ndryshimeve globale, ‘New Order’

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, “DokuFest” ka vendosur ta organizojë edicionin e 23-të nën temën “New Order”. Tranzicioni i shpejtë global, luftërat,...

Lajmet e Fundit