32.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Kryetari i LDK-së në Prizren nderon familjet e veprimtarëve Sali Gashi dhe Asllan Martinajt

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar familjet e Sali Gashit dhe Asllan Martinajt për të nderuar kontributin e tyre të madh ndaj Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sot pata nderin të vizitoj familjen e veprimtarit dhe njeriut që dha shumë për lirinë e Kosovës, por që fatkeqësisht nuk është më në mesin tonë, z. Sali Gashi. Në mes bisedash dhe kujtimesh për veprimtarinë e z. Gashi, i cili kishte dhënë një kontribut të madh në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pata nderin t’u jap familjarëve të tij një mirënjohje post-mortem, në shenjë respekti dhe vlerësimi për të gjitha veprat e mira të Sali Gashi,” shkruan Selmanaj.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Pas vizitës në familjen Gashi, Selmanaj takoi edhe familjarët e veprimtarit Asllan Martinaj, ku u dha një mirënjohje post-mortem për kontributin dhe punën e tij të çmuar.

“Asllan Martinaj ishte një personalitet i cili dha shumë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke punuar pa ndalur për të parë Kosovën të lirë.”

“Të dy veprimtarët, Sali Gashi dhe Asllan Martinaj, ishin rugovista besnikë dhe mbronin me përkushtim qëllimet fisnike të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur”, shkruan Selmanaj/PrizrenPress.com/

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Parcelimi, hapi i parë drejt funksionalizimit të Parkut të Biznesit në Prizren

Rreth 80 hektarë tokë, të destinuara për zhvillimin e bizneseve në komunën e Prizrenit, do të nisin parcelimin, për t`iu kthyer bizneseve. Kjo zonë...

Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka disa pjesë të Kosovës, duke kërkuar nga mërgimtarët që të...

Lajmet e Fundit