Klubi i basketbollit Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme katër përforcime të reja për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë tre lojtarë amerikanë dhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për amerikanët M.J. Rhett, Mack Smith, Maliek White dhe shqiptarin Veton Gjecaj, raporton PrizrenPress.
M.J. Rhett është 206 cm i gjatë dhe në edicionin e fundit ka luajtur për College Park Skyhawks në ShBA, ku ka pasur mesatare prej 1.3 pikëve dhe 1.4 kërcimeve në 7 ndeshje. Rhett ka luajtur edhe për ekipe të njohura si Cibona, PAOK, Gliwice, dhe Boulazac. Në sezonin 2016/17, ai ishte pjesë e Prishtinës, ku shënoi mesatarisht 16 pikë për ndeshje në BIBL, FIBA Europe Cup dhe garat vendore.
Mack Smith është 26 vjeçar dhe 1.88 cm i gjatë, i cili luan në pozitën guard. Në sezonin e fundit me ekipin Euro Nickel në Maqedoni, Mack ka treguar performancë të shkëlqyer, duke arritur mesatarisht 17.3 pikë dhe 4.3 kërcime për ndeshje.
Maliek White është një lojtar i cili luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 1.90 cm. Karriera e tij në Evropë ka nisur me ekipet Rustavi, Egis Kormend, Neptunas, dhe Sopron KC. Së fundmi, ai ishte pjesë e elitës së Hungarisë me ekipin Atomeromu, duke shënuar mesatarisht 14.7 pikë, 4.2 kërcime dhe 3.4 asistime për ndeshje.
Veton Gjecaj është një talent 19-vjeçar nga Shkodra, i cili luan në pozitën e small forward dhe është 200 cm i gjatë./PrizrenPress.com/
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit