5.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

David Carr, Charles D. Fall dhe Naser Nika shpallen “Qytetar Nderi” të Malishevës

Sot, në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Malishevës, çmimi “Qytetar Nderi” u dorëzua solemnisht tri personaliteteve amerikane nga shteti i New York-ut: David Carr, anëtar i Këshillit të shtetit të New York-ut, Charles D. Fall, anëtar i Asamblesë së shtetit të New York-ut dhe veprimtarit të njohur Naser Nika. Çmimi iu dha për kontributin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dorëzoi çmimet dhe theksoi në fjalën e tij se “falë kontributit të SHBA-së, Kosova sot është e pavarur dhe e lirë.” Ai vlerësoi miqësinë dhe përkrahjen e SHBA-ve dhe këtyre personaliteteve për Kosovën, duke e cilësuar atë si një vëllazëri të përjetshme.

Charles D. Fall dhe David Carr shprehën kënaqësinë dhe nderimin për marrjen e çmimit, ndërsa aktivisti Naser Nika, i emocionuar, vlerësoi lartë përkrahjen e komunitetit shqiptar në New York./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Manipulimet me vota, në Prizren tashmë kanë nisur hetimet

Prokuroria në Prizren është vënë  në lëvizje pas dyshimeve për manipulim të votave në këtë komunë. Manipulim të votave ka pasur edhe në komuna të...

Dritarja drejt një bote që nuk është më

Vështrim për librin “Një amerikane në Kosovë 1981–1997” të autores Janet Reineck Shkruan: Demir Reshiti Libri Një amerikane në Kosovë 1981–1997 i antropologes dhe humanistes amerikane...

Lajmet e Fundit